Simic: Kthimi n’institucione në këtë moment s’ka kuptim!

Lista Serbe nuk ka me u kthye në institucione të vendit, përderisa përfaqësuesit e tyne vazhdojnë me u injorue nga partneri i koalicionit, konsideron shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simic.

Ai thotë se partneri i koalicionit qeverisës duhet me reflektue.

Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simic, ka thanë për Radio Kosovën se nuk e sheh problem kthimin në institucionet e vendit, por, ai thotë se kthimi në këtë moment nuk ka as kuptim.

“Para se gjithash nuk asht problem që Lista Serbe me u kthye në Kuvendin e Kosovës, në komisione parlamentare e po ashtu edhe në Qeveri. Problemi kryesor asht – nëse kthimi ka kuptim! A ka kuptim kur ligjet dhe proceset bahen pa konsultimin e Listës Serbe, të komunitetit serb, dhe të përfaqësuesve politikë serbë“.

Simic thotë se ata u injoruen.

“Nëse dikush edhe ma tutje mundohet të mos e përfill komunitetin serb dhe nëse edhe ma tutje veprohet kësisoj, atëherë nuk ka kuptim që t’u kthehemi institucioneve”, tha Simic.

Megjithatë, ai shprehet i gatshëm me bashkëpunue me partnerët e koalicionit qeverisës.