Simic: Lista Serbe nuk voton për Ushtrinë e Kosovës

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simic, asht shprehë i bindun se e vetmja Forcë e Armatosun në territorin e Kosovës vazhdon me qenë KFOR’i dhe se Lista Serbe nuk ka me votue pro formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Në nji prononcim për Novosti, ai ka reague ndaj deklaratave të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se deri në fund të këtij viti ka me u ba edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, që don me thanë se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë me u transformue në Forca të Armatosuna.

Shperndaje në: