Sindikatat në protestë: Punëtorët janë ba skllavë të Qeverisë

Punëtorët janë ba skllav të qeverisë, edhe pse rrogat i marrin me djersën e tyne.

Kështu u tha nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pamvaruna të Kosoves Avni Hajdini punëtorëve të KEDS’it e KEK’ut që protestuen para qeverisë kundër shkeljes së te drejtave të tyne, presionit dhe largimit nga puna.

 
T’u kujtue nënshkrimin e kontratës kolegtive me 18 Mars të vitit 2014, ata kerkuen ndihmen e qeverisë, por edhe ndërhymjen e Predisentit Thaçi.

Fejzullahu tha se janë mashtrue paturpësisht nga Blerand Stavileci, por edhe nga Minsitri i Punës e Mirëqenies Sociale Arban Abrashi e sidomos ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Edhe Sindikata e Postës e Telekomit të Kosovës i drejtoi akuza qeverisë.

Simbas sindikalistve, shumë punëtorë të tjerë nuk u janë bashkue protestës nga presioni e frika se kanë me u largue nga puna.

Ata akuzuen KEDS’in se i ka detyrue 120 punëtorë me nënshkrue kontratë mirëkuptimi për largim nga puna, tue mos u dhanë të drejtë me u ankue as në organet e drejtësisë, ndërsa 80 të tjera i ka largue krejt nga puna.