Siri, deshton armëpushimi, ushtria nis ofensivën!

Ushtria siriane lajmëroi se ka nisë nji ofensivë të re në qytetin lindor Aleppo, ku 250 mijë njerëz jetojnë të rrethuem.

Avionët e ushtrisë bombarduen ashpër pozicionet rebele në qytet tue i dhanë fund armëpushimit nji javor.

Nuk asht e qartë nëse ofensiva e re ka me perfshi trupa tokësore, megjithëse raportet për përleshje të ashpra në qytet nuk mungojnë.

Mediat shtetnore siriane i banë thirrje civilëve në zonat lindore të Alepopos që të shmangin vendet ku operojnë terroristët.