Siri, hekurudhë nëntokësore për me ikë nga ISIS

BBC ka mësue se nji hekurudhë nëntokësore po krijohet në Siri, në bashkëpunim me grupe të tjera rebele dhe shërbimet e inteligjencës europiane e britanike për të gjetë, kapë dhe rikthye mbështetësit e ISIS.

Në qytetin e Raqqa, kryeqyteti de facto i ISIS, luftarët kanë fillue t’u dërgojnë video dhe deklarata personale grupeve rebele me shpresën për t’u arratisë se bashku me familjet.

Por, ata që kanë me u kallxue të vendosun për mos me e braktisë ideologjinë ekstremiste kanë me u denue simbas krimeve të kryeme.

“Ditarja e mundësisë për ata që duen të shkëputen nga ISIS kishte me u mbyllë shpejt”, paralajmëron komandanti i grupit rebel të intervistuem nga BBC.