Siri, vrahen 8 persona në ditën e parë të punës mbas Ramazanit (video, kujdes pamjet)

Nji kamikaz e ka krye njI sulm me kerrin e tij të mbushun me eksploziv në kryeqytetin sirian, Damask, dhe i ka vra të paktën tetë persona, raporton televizioni shtetnor sirian.

Policia siriane i ka ndjekë tre të dyshuem me kerre-bombë, të cilët po tentonin me hy në kryeqytet.

Policia ia ka dalë me i ndalë dy kerre, por i treti asht futë në sheshin “Tahrir” në lindje të qytetit dhe e ka hedhë veten n’hava mbasi që ishte rrethue.

Të paktën 12 persona u plagosen në këtë sulm.