Sirianët e rrethuem ende presin për ndihma!

Qinda-mija sirianë ende po presin për ndihma, tri ditë mbas arritjes së marrëveshjes për armëpushim.

Prej 12 Shtatorit, kur marrëveshja asht ndërmjetësue nga Shtetet e Bashkueme dhe Rusia, armëpushimi në masë të madhe asht respektue.

Por, i dërguemi i Kombeve të Bashkueme për Sirinë, Staffan de Mistura, tha mbramë se kamionët me ndihma për afro 250 mijë njerëz të bllokuem në pjesën lindore të qytetit Alepo, ende po presin në kufinin e Sirisë me Turqinë.