Sitnica vërshon disa shtëpi dhe qinda hektarë tokë

Reshjet e shiut në qytetin e Mitrovicës kanë ba që lumi Sitnica me i vërshue disa shtëpi dhe qinda hektarë tokë të punueshme.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, tha se situata asht serioze dhe se rritja e lumit Sinica po vazhdon, gja që paraqet rrezik serioz për vërshim tjera të shtëpive dhe bizniseve që shtrihen përgjatë lumit.

auto_s11457855721
Simbas zotni Dragaj, prej Tunelit te Bairit e deri në fshatin Frashër, janë vërshue disa qinda hektarë tokë të punueshme.

Sitnica i ka vërshue edhe 4-5 shtëpi në Lagjen “2 Korriku”, afër urës kryesore mbi këtë lum, në hymje të qytetit.

auto_2221457855848

Dragaj ka ftu banorët me qenë të kujdesshëm dhe me lajmërue Drejtorinë për rrezikun që ju kanoset, sepse zyrtarët kane me qenë vazhdimisht në gjendje mobile për me ndihmue. /KP/