Sivjet ma pak refugjatë n’Europë

refugjatet

Simbas raportit të publikuem nga UNHCR’i, në krahasim me vitin 2016, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, numri i refugjatëve e i imigrantëve të paligjshëm n’Europë u pakësue dukshëm, por problemi i keqtrajtimit dhe vdekjes së tyne mbetet ende serioz.

Në raport del se në krahasim me të njajtën periudhë të vitit të kaluem, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, numri i refugjatëve dhe i imigrantëve të paligjshëm që orvaten të nisen nga Turqia në Greqi, nëpërmjet Mesdheut u ul me 94%, por numri i tyne nga Afrika Veriore drejt Italisë nuk ka ndryshue nga viti i kalueem.

Në raport vihet në dukje gjithashtu se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të pakën 2253 veta humbën jetën në Mesdhe, tue udhëtue ilegalisht.

 

Shperndaje në: