S’janë ma shumë se 70 kosovarë n’Siri e Irak

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Institutin “SET” dhe “DC Center” në Turqi, organizuen nji konferencë me temë “Mbyllja e korridorit për luftarët e huej – Forcimi i bashkëpunimit Kosovë – Turqi”.

Në këtë tryezë u tha që shifrat, të cilat janë prezentu deri tash rreth pjesëmarrjes së kosovarëve në Siri dhe Irak janë të pavërteta.

Simbas udhëheqësit të KCSS’s, Florian Qehaja, në Siri dhe Irak nuk janë ma shumë se 60 deri në 70 kosovarë.

“Shifrat që publikohen në opinion nuk janë reale. Në bazë të informatave që kemi na, 60 deri në 70 asht numri i kosovarëve që kanë shku në Siri dhe Irak.

Madje na jemi të befasuem me shifrat që janë publiku deri tash lidhun me këtë numër”, ka thanë Qehaja.
Aty u fol edhe për rrymat ekstremiste fetare dhe kohën se kur janë zhvillu ato.