“S’ka asnji pajtim me Qeverinë për Demarkacionin me Malin e Zi”

Zadhënësi i AAK’s, Muharrem Nitaj, ka thanë se nuk asnji marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai i ka quejt spekulime debatet lidhun me pajtimin për gjetjen e nji zgjidhje.

“Demarkacioni me Malin e Zi, sërish asht shëndrrue në temë debati e spekulimesh, se qysh asht arritë pajtimi për zgjidhjen, korrigjimin, ndryshimin apo ratifikimin e projektligjit për marrëveshjen e kufinit.

Por e vërteta asht se deri me sot nuk ka asnji pajtim me Qeverinë se qysh kemi me ju qasë zgjidhjes së njanës së çashtjëve ma të randësishme në Kosovën e mbasluftës, Demarkacionit me Malin e zi.