S’ka Asociacion pa u heqë barrikada në lumin Ibër

Qeveria e Kosovës ka kushtëzue Serbinë se nuk ka me pasë Asociacion të Komunave me shumicë Serbe, pa heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër dhe zhbllokimin e kodit telefonik për Kosovën. Madje, Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thanë se me këtë qasje, Serbia po e rrezikon vazhdimin e dialogut.

Megjithëse, simbas tij, normalizimi i marrëdhanieve mes dy vendeve e fuqizon rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve europiane dhe jo vetëm kaq.

“Sigurisht se, krejt kjo nuk asht me probleme të vogla. Ngecjet në këtë aspekt, jo vetëm nji herë janë determinue nga qasja joracionale e shtetit serb, sidomos me mospërmbushjen e marrëveshjeve të arrituna. Kjo tashma na jep të drejtë me kërkue fuqishëm nga Brukseli që me ba presionin e saj ma të fortë ndaj Serbisë që me i respektu marrëveshjet, sepse me këtë qasje ajo po e rrezikon vazhdimin e dialogut”, ka thënë Abdullahu për “Zërin”.