S’ka Asociacion të komunave serbe pa shuemjen e strukturave paralele

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se pa shuemjen e plotë të strukturave paralele nuk ka me fillue hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërsa, Lista Serbe pret themelimin e menjihershëm të Asociacionit, mbas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin.

Mbas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin në mes Kosovës dhe Serbisë, ku shteti i Kosovës ka me marrë kodin telefonik +383, përfaqësuesit serbë po presin që me fillue hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Mirëpo, liderët e institucioneve vendore thonë se nuk asht vetëm Marrëveshja për Telekomunikacionin ajo që ka me mundësue zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e AKS’s, por edhe shuemja e plotë e strukturave paralele të Serbisë që vazhdojnë me operue ilegalisht në Kosovë.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thanë për gazetën “Zëri” se ata kanë me dhanë dritën e gjelbër për themelimin e Asociacionit, vetëm kur të bahet verifikimi i gjendjes në terren se janë shue tana strukturat paralele.