“S’ka dokument të BE’s, që Serbia duhet me njoft Kosovën”

Nuk ka dokument të Bashkimit Europian që insiston se Serbia duhet me njoft Kosovën, ka deklarue kryesuesi i delegacionit BE – Serbi i Komitetit për Stabilizim Asociim të Parlamentit Europian Eduard Kukan.

“Dialogu i Beogradit me Prishtinën për neve asht shumë i randësishëm. Në Parlamentin Europian këtë dialog e kemi kuptue shumë seriozisht. Çdo gja mvaret nga ajo se qysh marrëveshjet e arrituna të bahen realitetet”, citon tvn1 se ka thanë Kukan.

Me vlerësimin se dialogu aktualisht “nuk asht shumë i gjallë”, Kukan ka konstatue se ka presione të drejtpërdrejta e të tërthorta që bisedimet e Beogradit e të Prishtinës të vazhdojnë.

“Përfaqësuesja e Naltë e BE’s për Politikë të Jashtme e Siguri Federica Mogherini nuk asht e pranishme në media, por ajo pandërpre punon për vazhdimin e dialogut për me ardhë te rezultati pozitiv për të dy palët. Nëse insistoni vetëm për interesat kombëtarë, nuk keni me arritë asgja. Asht i domosdoshëm kompromisi. Askush nuk asht i lumtun me kompromisin, por kompromisi asht zgjidhja e vetme”, ka deklarue Kukan.