S’ka efekt ndihma e Malit të Zi për vizat!

europavizat

Moskryemja e obligimeve të institucioneve të Kosovës karshi Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave ka ba me u kerkue ndihma e Malit të Zi.

Krenat e institucioneve të Kosovës i kanë kërkue homologëve të tyne malazezë me ju drejtue BE’s me nji letër për me i kërkue që të mos përdoret demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Por nji kërkesë e tillë po shihet joserioze dhe e paefektshme, mbasi BE nuk merr parasysh kërkesa të tilla të njianshme për ndryshimin e rregullave të vnueme, shkruen Zëri.

Nji kerkesë të tillë të Hanën e ka konfirmue edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili tha se zyra e tij ka kontaktue me zyrtarët e Malit të Zi për nji gja të tillë.