S’ka kuorum, AKR, PAN dhe minoritet e bojkotojnë!

​Deputetja e LAA’s, Teuta Rugova, as në vazhdimin e katërt të seancës konstituive të Kuvendit, nuk asht pa në sallë.

Kësaj here as deputetët e AKR’s nuk kanë marrë pjesë në seancë.

Të pranishëm në Kuvend, simbas kryesuesit Adem Mikullovci, janë vetëm 55 deputetë në sallë, dhe kjo nuk ka mundësue kuorumin për vazhdimin e seancës.

Mikullovci tha se për këtë kërkon 15 minuta pauzë.

Në sallë, përveç deputetëve të koalicionit PAN, kanë mungue edhe deputetët e minoriteve, Teuta Rugova e LAA’s dhe deputetët e AKR’s.