S’ka kurrfarë sinjali për takimin Pozitë-Opozitë!

opozita

Takimi Pozitë-Opozitë, i paralajmëruem të zhvillohet në fillim të këtij mueji, ende nuk dihet se kur ka me ndodhë. Kjo, mbasi që Qeveria ende nuk ka ba ndonji ftesë zyrtare në drejtim të opozitës, shkruen sot, gazeta Zeri.

Përderisa AAK’ja dhe “Nisma” presin që të kenë nji ftesë zyrtare nga ana e egzekutivit, përfaqësues të Qeverisë konsiderojnë se ftesa tashma asht ba. Mirëpo, pamvarësisht këtyne, Lëvizja “Vetëvendosje” nuk pranon të dialogojë edhe po që se merr nji ftesë zyrtare. Përfaqësues të LVV thonë se kanë me shkue në takim vetëm nëse pranohet të shqyrtohet pesëpikëshi i propozuem nga kjo parti, lidhun me po këtë marrëveshje.

Nga ana tjetër, përfaqësues të partive në pushtet konsiderojnë se opozita nuk duhet të vnoj kushte para takimit. Por, derisa deputetë nga PDK’ja thonë se kryeministri tashma ia ka ba ftesën opozitës, deputetë të LDK’s vlerësojnë se ma e rrugës kishte me qenë të bahej nji ftesë direkte, në të cilën kishin me ofrue ma shumë hollësi.