S’ka liberalizim të vizave për Kosovën, veç përgëzime!

Kryeministri Isa Mustafa, i cili po qëndron për vizitë në Bruksel, u takue sot me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Në takim ishin të pranishëm edhe komisionerja e naltë e BE’s për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, zv/presidente e KE’s, Federica Mogherini dhe ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku.
Ata diskutuan për avancimin e proceseve integruese europiane të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave dhe për zhvillimet tjera.

Presidenti Jean-Claude Juncker, përgëzoi për progresin e arritun në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Ai theksoi përkrahjen e KE’s për Kosovën në proceset e tjera eurointegruese.

Ndërsa, Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, për hapat që po ndërmerren në zhvillimin ekonomik dhe reformat tjera për fuqizimin e gjithanshëm të shtetit.

Mustafa veçoi randësinë që ka për Kosovën hymja tashma në fuqi e MSA’s, tue theksue pritjet legjitime të qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave.

Qeveria e Kosovës ka punuar me përkushtim maksimal në përmbushjen e të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për këtë proces. Qytetarët e Kosovës e meritojnë që sa më parë t’iu mundësohet lëvizja e lirë në vendet e Bashkimit Evropian, të drejtë që e gëzojnë të gjithë qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. Sa i përket liberalizmit të vizave tashmë presim vetëm vendimin e BE-së”, tha Kryeministri.

Në takim u diskutue edhe për vazhdimin e procesit së dialogut për normalizimin e marrëdhanieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

 

liberalizimi1 liberalizimi2 liberalizimi3