S’ka lidhje sa deputetë i ka AAK, Haradinaj asht Kryeministër

Gjatë ditës së sotme media të ndryshme kanë raportue se Ramush Haradinaj duhet me i pasë 12 deri në 15 deputetë nga radhët e partisë së tij (AAK në mënyrë që të arrijë të marr mandatin nga partneri i madh PDK, për formimin e Qeverisë.

Por, nji gja e tillë asht mohue nga Nënkryetari i PDK’s, Memli Krasniqi i cili ka thanë se kjo nuk qëndron.

Numri i deputetëve të subjekteve anëtarë të koalicionit nuk ka asnji lidhje me përcaktimin e mandatarit”, ka thanë Krasniqi për Indeksonline.

“Ramush Haradinaj asht kandidati ynë i përbashkët për Kryeministër dhe kjo nuk ndryshon pamvarësisht sa kandidatë të AAK’s fitojnë mandate për Kuvendin e Kosovës”, ka theksue Krasniqi.