S’ka ma opozitë të bashkueme: Haradinaj lufton vetëm

Opozita e bashkueme ka mbetë tashma nji kujtim i kohës së shkueme, sepse ripajtimi mes Vetëvendosjes dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duket i pamundun.

Ky asht mesazhi që përcjell deklarata zyrtare e AAK’s, mbas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë, e mbajtun sot në drekë.

AAK asht e ineteresueme me vazhdue kundërshtimin e përbashkët opozitar ndaj keqqeverisjes , por nëse nuk ka me pasë dakordim me Vetëvendosjen dhe Nismën për mënyrën, formën dhe kohën e kundërshtimit, shumë shpejt Aleanca ka me thirrë e vetme protesta gjithëpopullore, – theksohet në deklaratën zyrtare.

Ndërkohë, edhe Vetëvendosja e ka ba të qartë ndamjen nga Aleanca e Ramush Haradinajt, tu’ aludue për takime mes AAK’s, PDK’s, LDK’s, Nismës e shoqnisë civile.

Mirëpo, gjatë ditës, Alenaca i demantoi këto deklarime të Vetëvendosjes, tu’ mohue çfarëdo takimi me cilindo eksponent të partive të koalicionit qeverisës.

AAK, me asnji çmim nuk ka me ba kësi veprimesh që kishin me rehabilitue dhe amnistue Qeverinë aktuale, nga ajo që e konsiderojmë agresion në sistemin Kushtetues dhe territorial të vendit, – thuhet në reagimin e Aleancës.

Nga ana tjetër, Nisma ka preferue me ndejt ma neutrale në përplasjen tashma publike mes dy aleatëve të saj ma të mëdhaj.