S’ka marrëveshje me i dhanë fund luftës në Siri, mbyllen bisedimet SHBA-Rusi

Bisedimet ndërmjet SHBA dhe Rusisë kanë përfundue pa nji marrëveshje për m’i dhanë fund dhunës në Siri, tha nji zyrtar amerikan të Hanën, njoftoi CNN.

Gjatë Samitit të G20, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe homologu i tij rus Sergei Lavror ishin tue punue për të negociue nji plan që kishte me rritë bashkëpunimin ushtarak ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve në nji përpjekje për të goditë ma mirë terroristët dhe parandalue vdekjen e civilëve.

Por, negociatorët dështuen dhe bisedimet janë mbyllë për tash.

“Ka ende çashtje për të zgjidhë,” tha zyrtari amerikan. Asnjana palë nuk përcakton se cilat ishin pikat e diskutueshme apo se kur pritet të rifillojnë bisedimet.