S’ka marrëveshje, takimi tjetër të Mërkurën

Mbas ma shumë se nji orë konsultime mbledhje e kryesuesit të seancës Adem Mikullovci dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare ka përfundue pa marrëveshje.

Të mërkurën ka me qenë takimi i radhës konsultativ për caktimin e seancës.

Në mbledhje pjesëmarrës ishin, Avdulla Hoti nga LDK, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje dhe anëtarët e koalicionit PAN, Enver Hoxhaj PDK, Pal Lekaj AAK dhe Bilall Sherifi i Nismës, nga komunitetet i vetmi asht Slobodan Petrovic i SLS’s.