S’ka NATO për Serbinë. Rusia ja pret shkurt Nikolic’it

Moska llogaritë që do të marrë garanci të forta se Serbia nuk do të hyjë në NATO, tue i kerku Beogradit me mbajtë nji referendum për këtë çashtje.

Rusët do të kerkojnë që bashkëpunëtorëve në qendrën humanitare në Nish, Beogradi t’u japë status diplomatik, shkruen e përditshmja ruse “Komersant”, në nji artikull kushtu vizitës së presidentit serb Tomislav Nikolic në Rusi.

Në artikullin e titulluem “Rusia u ban thirrje serbëve për referendum – kërkon garanci nga Beogradi që të mos hyjë në NATO’, thuhet se vizita e Nikolic’it në Moskë fillimisht ishte thjesht ceremonial, por se “papritmas ka marrë randësi të madhe politike”.

Gazeta vlerëson se rezultati i referendumit asht i qartë qysh tash – shumica e serbëve janë kundër NATO’s, por thekson se në t’ardhmen kjo mundet me ndryshue, percjellë në shqip Republika.info.