S’ka protestë të fuqishme me 14 Maj

Protesta e paralajmërueme nga AAK dhe Nisma me 14 Maj, ka me qenë e para protestë që nuk ka me pasë në vallen e saj partinë ma të madhe opozitare Lëvizjen Vetëvendosje.
Mospjesmarrja e Vetevendosjes mundet me ba që protesta e 14 Majit të mos jetë e njajtë si të tjerat, dhe se ka me qenë e dështume.

E kështu mendon analisti Krenar Shala, i cili thotë se kjo protestë nuk ka me pasë fuqinë e njajtë si kur tri partitë opozitare ishin bashkë.

Por ndryshe mendon analisti Arben Ahmeti. Në nji intervistë për Televizionin Rrokum, ai thotë se AAK ka me e shkri tanë potencialin që posedon si parti, vetëm për me qenë protesta masive.

E njajte si herave tjera, zadhanësi i Lëvizjes Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, rikonfirmoi që kjo parti nuk ka me iu bashkue protestës të thirrun nga AAK’ja, mbasi simbas tij nuk duhet protestue kundër pushtetit kur në të njejtën kohë te njajtit kuvendojnë me ta.

Që nga Nandori i vitit të kalueme, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma si opozite e bashkueme kanë organizue 3 protesta për me kundërshtue qeverisjen aktuale e poashtu edhe nënshkrimet për Asociacionin me Komuna Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.