S’ka qasje në web-faqen e Agjensisë së Statistikave, e vetmja faqe me të dhana zyrtare

Faqja zyrtare e Agjencisë së Statistikave të Kosovës asht jashtë funksionit, megjithëse asht institucioni i vetëm shtetnor dhe profesional që merret me grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhanave zyrtare të statistikave.

Zyrtarë të Agjencisë kanë konfirmue për Radion Evropa e Lirë, mosfunksiominin e faqes zyrtare që prej ditës së Premte, të javës së kalueme.

Burim Limolli, udhëheqes i Teknologjise Informative (IT), tha se problemi me mosfunksionimin e faqes asht për shkak të riorganizimit të saj dhe pritet që, mbrenda ditës, Ministria e Administratës Publike me vendos online ueb-faqen e ASK.

Pamvarësisht kësaj, në faqen zyrtare të kësaj agjencie, statistikat e publikueme në të shumtën e rasteve janë të dy vjetëve ma herët.

Faktet për popullsinë, statistikat për indikatorët socialë dhe ekonomikë vjetorë, në faqen zyrtare të kësaj agjencie vazhdojnë me mbet të vitit 2014, përderisa indikatorët bujqësorë të vitit 2011.