S’ka riformatizim: Mustafa thotë se ministrat janë në vezhgim!

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë pajtue për me riformatizue Qeverinë, por vetëm kanë plotësue postet që kishin mbet vakant mbas largimit të Hashim Thaçit nga Qeveria.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka vlerësue se ndryshimet e bame sot kanë me i kontribue efikasitetit të Qeverisë dhe realizimit të qellimeve qeverisëse të koalicionit.

Na komunikojmë bashkarisht me kryetarin e Kuvendit.

I kemi pasë disa çashtje tjera të cilave ju asht dasht të t’ju japim prioritet, tash na duhet të kemi zavendëskryeministër dhe Ministër sepse këto detyra janë të ndame, ndonëse do të ketë kritika”, ka thanë Mustafa.

Ai deklaroi se kjo asht nji çashtje për të cilën asht mendue gjatë.

“Të marrim nji vendim që nuk do të jetë vetëm i joni por edhe i partive dhe të tjerëve”, tha Mustafa.