S’ka shqiptarë në mesin e viktimave n’Itali, ky asht numri i emergjencës!

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipnisë, ka ba të ditun se deri tash nuk asht raportue për të vdekun apo të lënduem nga tërmeti n’Itali.

Në nji njoftim për media thuhet se MPJ e Shqipnisë asht tue ndjek zhvillimet e fundit dhe qendron përkrahë Italisë, në këto momente të vështira.

“Tue ju gjend pranë Qeverisë dhe popullit Italian në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet ma të thella për familjet e viktimave”, thuhet në njoftim.

Për krejt shqiptarët që gjenden n’Itali, asht vënë në dispozicion numri i emergjencës +393420498192.