Skandal: Fallxhorja, keshilla Gruevskit qysh me u sjellë me shqiptarë!

N’opinion ka dalë nji skandal i cili po e trondit Maqedoninë.

Ish- kryeministri Nikola Gruevski asht incizue tue u këshillue nga nji fallxhore në tema të ndryshme politike.

Në videon e shperndame n’internet, Gruevski përveç që prej fallxhores merr këshilla dhe informacione për bashkëpunëtorët e tij ma të afërt, ai prej saj këshillohet edhe për shqiptarët dhe se si të sillet me ta.
Në nji moment fallxhorja, shqiptarët i quen “shqiptari” në formë ofenduese.