Skandal, gjenerali francez shkonte në shtëpi e pushime me aeroplan ushtarak!

Ministri francez i Mbrojtjes, Florence Parly, ka urdhnue nji hetim mbas skandalit se nji nga gjeneralët e ushtrisë keqpërdorte nji avioni ushtarak, raporton Reuters.

Vendimi erdhi mbas raportimeve se nji nga figurat kryesore të forcave ajrore përdorte nji nga avionët luftarakë për me fluturue në shtëpi, apo për me shkue me pushime.

Richard Reboul, numri dy i Forcave Ajrore Franceze, ka m’u përballë me masa të ashpra disiplinore nëse raporti i botuem nga revista  franceze “Canard Enchaîné” asht i saktë,

Revista pretendon se Reboul ka përdor nji avion sulmues  dhetë herë që nga Gushti i vitit të kaluem për me udhëtue nga nji bazë fluturimi që ndodhet në nji komunë në Francën jugore për në shtëpi.

Gjenerali njoftohet se ka përdor  aeroplanin e trajnimit për qëllime që nuk kishin aspak lidhje me punën e tij, si të kalonte nji fundjavë pushimi në provincë dhe të rikthehet në shtëpi.

Përveç kësaj, Reboul thuhet se ka marrë nji aeroplan ushtarak së bashku me pilotin dhe bashkëpilotin e tij për nevojat e tij personale.