Skandal mes Moskes e Beogradit!

shpijuni-rus-petrusev
Kryeshpijuni i Rusise, Sekretari i Keshillit Nacional per Siguri i ketij vendi, Nikolaj Patrušev

Nji skandal i madh ka ndodhe mes Moskves e Beogradit, i papame ne historine post-sovjetike te Rusise, shkruen gazetare moskovite “Komersant”.

Kjo gazete shkruen se kete skandal kishte ardhe me shue e me pashite kryeshpijuni i Rusise, sekretari i Keshillit Nacional per Siguri i ketij vendi, Nikolaj Patrušev, raporton B92.
“Komersant” shkruen se gazeta e Beogradit “Danas” ka raportue se disa qytetare rus jane debue prej Serbie per shkak te pjesemarrjes ne pregaditjen e akteve terroriste ne Podgorice, dhe kete informate askush nga institucionet e Serbise nuk e demantoi.

Edhe pse ministri i mbrendshem i Serbise Stefanović u mundue me mohue lidhjen e vizites se Petrusev me kete skandal, media ruse raporton se kjo ardhje e ka pase vetem kete arsye – perpjekjen me tejkalue skandalin mes Moskes e Beogradit.