Skandal! Raporti për vrasjet, Shqipnia e dyta në Europë

Shqipnia renditet vendi i dytë në Europë për numrin e vrasjeve me armë zjarri, i ndjekun nga Mali i Zi, simbas të dhanave të nji raporti të “Small Arms Survey” dhe që përfshin vitet 2010-2015.

Simbas raportit, në Shqipni, vdekjet e dhunshme nga armët e zjarrit dhe jo armët e zjarrit janë rritë dhe kanë ra në mënyrë paralele.

Raporti thekson se, në Mal të Zi dhe në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka pasë nji numër të naltë të vrasjeve të femnave. Mali i Zi në këtë rast ja kalon Shqipnisë.

Simbas raportit, rajonet ma të prekuna nga dhuna dhe armët e zjarrit janë Amerikat, Afrika e Jugut, Europa Jugore, etj. Këtu nuk përfshihen vendet në luftë.