Skandali i Edi Ramës në Serbi

Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama, në Forumin serbo- shqiptar të biznismenëve në Nish, e ka citue Ivo Andricin tue thanë që të “mos ketë luhatje ndërmjet frigës e shpresës”.

“Kam me citue Andricin, i cili ka thanë se ndërmjet frigës e shpresës gjithmonë gjendet nji hapsinë dhe shumëkush jetën e kalon në atë hapsinë të errët tue pritë atje ku kurrë asgja nuk ndodh. Besoj se ndërmarrësit ndërmjet frigës e shpresës, gjithmonë zgjedhin shpresën, sepse në të kundërtën kishin me bankrotue, ndërsa politikanë zgjedhin frigën, sepse nuk janë në rrezik që të bankrotojnë”, citon b92 të ketë thanë Edi Rama.

Këtij citimi të Ramës, mediat serbe i kanë dhanë hapsinë të madhe. Agjencia shtetnore serbe e lajmeve, Tanjug e ka lajm kryesor. “Rama citon Andricin: Mos ketë luhatje ndërmjet frigës e shpresës”, shkruen Tanjug, transmeton lajmi.net.

rama-andriq

Por, kush asht Ivo Andric që e citon Edi Rama? Ivo Andric, i njohun me elaboratet e tij kundër shqiptarëve, ka qenë diplomat dhe letrar serb e jugosllav, i cili në vitin 1961 ka marrë Çmimin Nobel për Letërsi.

Çka kishte thanë Andric për shqiptarët?

Në 121 vjetorin e lindjes së fituesit të Nobelit për Letërsi, kroatit Ivo Andric – që veten e mbante për serb – idetë e tij ekstremiste politike vazhdojnë të provokojnë polemika në Serbi.

“Serbia duhet që me Italinë me nda Shqipninë dhe kështu të eliminojë qendrën tërheqëse për minoritetin arbanas (shqiptar) që ka nji pretendim për Kosovën”, ka thanë Andric më 1939, si diplomat, i cili në nji referat për Qeverinë e Mbretnisë së Jugosllavisë ka propozue “zgjidhjen” e çashtjes së Kosovës.