Skandali i email’ave, Clinton merret në pyetje nga FBI’ja

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinon, asht marrë në pyetje nga FBI’ja lidhun me skandalin e email’ave, që dyshohet se ajo ka dërgue në kohën kur mbante postin e Sekretares së Shtetit.

FBI’ja po heton nëse Clinton ka dërgue informacione të klasifikueme në email’at private. Nji akuzë e tillë asht hedhë poshtë nga kandidatja për presidente të SHBA’ve.

Clinton i dorëzoi nji vit ma parë FBI’s të dhanat për hymjen në serverin personal, përmes së cilit, ajo ka marrë email’a gjatë kohës që ishte Sekretare e Shtetit, në periudhën kohore 2009-2013.