Skandali i ‘Panama Papers’, 2 kompani janë prej Shqipnie

1-pana

Në listën e kompanive në parajsën fiskale të zbulueme në Panama, janë edhe disa nga Shqipnia.

Kjo hartë që ju shihni ma poshtë, tregon se po të klikosh pranë emnit ‘Shqipni’, jepen të dhanat se nga ky vend, janë dy kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë akcionesh.

Emnat e tyne nuk bahen publike në këtë hartë, teksa pritet që me zbulimin e dokumenteve të tjera, të zbulohen edhe detaje të reja në lidhje me përfshimjen edhe të Shqipnisë në këtë skandal, derisa për kompani nga Kosova ende nuk dihet asgja.

Deri tash janë zbulu emna të politikanëve botnorë dhe figurave publike që mshefin paratë në Panama për të shmang detyrimet nga taksat në vendet e tyne.

 

1-shqip

 

2-panama

 

3-panama