Skandali i Panamasë. Hetime në mbanë botën!

panama

Autoritetet në të gjithë botën janë vënë nën trysni për të vepru, mbasi nji numër i madh dokumentesh të publikueme nga mediat perëndimore, zbuluen se si të pasunit dhe të fuqishmit përdorin parajsat fiskale për të mshef paratë e tyne.

Nji numër hetimesh kanë nis që prej zbulimeve të para n’orët e vona të së Diellës, mes të tjerëve, nga autoritetet austriake, holandeze dhe australiane.

Zyra e tatimeve n’Australi deklaroi se do të verë në shënjestër mbi 800 klientë të pasun të kancelarisë në “Mossack Fonseca” në Panama për mundësinë e evazionit fiskal.

Edhe Britania e Madhe, Franca dhe Meksika u zotuen të hetojnë për raste të mundshme evazioni fiskal.