Skandali i përgjimit – Mehmeti: ‘Deshtën me ma shkatërrue jetën në 5 minuta’

Në fjalimin e saj të parë publik mbas skandalit të përgjimeve në Maqedoni, deputetja Ermira Mehmeti ka fol nga podiumi i Parlamentit shqiptar tue mos përmbajt as emocionet e forta.

“Zgjohem nga gjumi dhe kuptoj sa pak duhet dhe ballafaqohem me nji gjykim të pamëshirshëm të moralit dhe me nji denim kolektiv për gjithçka nuk ka pasë gjyq dhe sa pak nji personi publik i rrenohet jeta, për 5 minuta, ndoshta dhe ma pak.

Pyetja ime asht si mund të vijojmë? A ja vlen që nji zojë të vazhdojë jetën politike. Kam arrit që në vazhdimësi të kritikojë politikat e nji qeverie jo demokratike, kam guxue të flas hapun publikisht për nevojën dhe demokracinë e mbrendshme në partinë ku unë baj pjesë dhe në fund pagova nji çmim, jo të vogël.

Me vendosën në bandën e të akuzuemve dhe askush nuk pyeti se çfarë u ba. Nuk mund të them ende nëse vërtetë ja vlen të vazhdojë sepse ende jam tue vuejt traumën.

Kjo asht paraqitja ime e parë publike mbas asaj ngjarje.

Ky duhet të jetë momenti i shpresës për ne. Në nji krizë të thellë politike, në nji përplasje kanë dalë 3 zoja të fuqishme që s’janë tue ba betejë për perfaqësimin e grues, por betejë për të rikthye sundimin e ligjit. Për të gjykue ata që shkelën ligjin. Fatimja, njana prej gjyqtareve, ky asht ai ndryshim cilësor që gratë duen ta bajnë.

Fatimja dhe koleget e saj na japin shpresë për rikthimin në binaret e duhun, sistemin e degjeneruem. Kam guxue të flas, e pagova shtrejtë”.