SKANDALOZE: 1000 gabime drejtshkrimore në ligjin për veteranë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetun e peticione u zhvillue takim me anëtarët dhe Avokatin e popullit për me marr rekomandime nga ai për liritë e të drejtat e njeriut.

Njana nga çashtjet që u ngrit asht edhe shkollimi i komunitetit Ashkali, për te cilën foli anëtari i Komisionit Kujtim Paqaku, nga radhët e grupit 6+.

E derisa anëtarët e komisionit ngriten çashtje të shumta e kërkuen rekomandime nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari shpalosi kritikat dhe raportin e nji organizate joqeveritare për 1000 gabimet drejtshkrimore të evidentueme në ligjin për veteran të UÇK’s.

Jashari kritika të shumta pati edhe për ligjin mbi shpronsimet.

Poashtu, Komisioni ngriti edhe çashtjen e të drejtës të trashëgimisë së grave, pensionet për fëmi deri në moshen 5 vjeçare, etj.