SKANDALOZE: Shpetim Bulliqi publikon procesverbalin e Komisionit te Malit te Zi. Qe çka ban komisioni i Mehes!

Komisioni per caktimin e vijes kufitare me Malin e Zi, nuk i ka perdore hartat topografike te Institutit Gjeografik te ish Jugosllavise, por ka perdore disa harta tjera, te cilat simbas tyne vlejne, e ato te Institutit nuk vlejne.

Keshtu ka thane Shpejtim Bulliqi, deputet i LDK ne emisionin Rrokum Roll, tue shtue se “duhet me gjete ndonji super-ekspert per kete, sepse nuk di çka te them ndryshe”.

Ai ne vazhdim thekson se, “gabimet e Komisionit kosovar jane ba qysh ne start me metodologji, sepse jane mbeshtete vetem ne nji kriter, ate kadastral. Nuk kane marre per baze asnji kriter tjeter”.

Bulliqi ne vazhdim ka publikue nji argument ekskluziv ne Rrokum Roll. Fjala asht per procesverbalin e Komisionit te Malit te Zi, ku thuhet se pala kosovare ja ka transferue tana kompetencat Malit te Zi per percaktimin e vijes kufitare ndermjet dy shteteve.

Bulliqi tha se ky procesverbal asht ne faqen zyrtare te Komisionit malazez.

Simbas ketij dokumenti, pra, pala malazeze e ka pergjegjesine e plote per me pregadite draftin e caktimit te vijes kufitare.

Bulliqi ka thane se kete dokument e kane edhe qeveritaret tane.

Bulliqi ne fund thote se “pergjegjesine kryesore e ka Komisioni i pales kosovare dhe askush tjeter per kete”.

Ai ka shtue se, “na duhet me i ruejt marredhaniet me Malin e Zi”.