Skandaloze: Veç 14 egjiptianë të punësuem n’Kosovë

6 yjet në flamurin shtetnor që simbolizojnë 6 komunitetet që jetojnë në këtë Republikë, në përdishtmëni po mbeten vetëm simbolikë. Komunitetet në Kosovë, me përjashtim të serbëve janë shumë të diskriminuem, edhe pse me Kushtetutën ata llogariten si qytetarë të barabartë Republikës së Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha që i takon komunetit egjiptian në Kosovë, flet ashpër për Qeverinë, ani pse i takon grupit parlamentar të LDK’s. Simbas tij, diskriminimi ndaj egjiptianëve të Kosovës nis qysh nga istitucionet ma t’nalta e deri tek qytetarët e thjeshtë. Ai madje thotë se ka dallime të mëdha edhe në mes të komuniteteve, sepse serbët janë ma t’priveligjuemit, ndërsa egjiptianët ma t’anashkaluemit.

Ai tutje e tregon nji shifër alarmante, ku thotë se nga rreth 70 mijë egjiptianë që jetojnë në Kosovë, vetëm 14 prej tyne punojnë në institucione publike.

Simbas tij, interesim për komunitet ka veç në kohë të zgjedhjeve.
Akronimi RAE, simbas Berishës, asht term diskriminues për komunitetin egjiptian. Ai ka fjalë të ashpra edhe për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Tue pasë parasysh se asgja nuk po bahet për këtë komunitet, Berisha nuk e përjashton mundësinë që shumë shpejt me u mbajtë nji protestë.