Skaneri i ri i Kuvendit jep pamjet lakuriq të trupit të njeriut !!

Televizioni Rrokum ka ba kërkime lidhun me skanerin e ri, për të cilin Qeveria tha se ka nevojë.

Ai ka 3 herë ma pak rrezatim e nuk ka asnji rrezikshmëri për sëmundjet kanceroze, por Full-Body Scanner Millimeter Wave AI, asht kritikue dhe heqë nga përdorimi në shumë vende europiane, sepse shkel privatësinë si të drejtë elementare, tu’ zbulue imazhet e trupit lakuriq të njeriut.

Modeli i skanerit Millimeter Wave AIT, për të cilin zavendës kryeministri Kujtim Shala tha sot se Kuvendi ka nevojë, ishte ba temë debati në Amerikë dhe Europë për shkak të mënyrës se funksionimit, mbasi konsiderohet shkelje e privatësisë.

Kjo mbasi Full-body scanner, asht nji paisje që zbulon objektete në trupin e nji personi për qëllime të sigurisë pa heqë fizikisht rrobat, ose pa krijue kontakt fizik.

Në varësi të teknologjisë, skaneri mundet me shfaqë nji imazh alternativ ose të animuem të trupit të zhveshun, me qëllim të detektimit të objekteve të dyshimta të fshehuna, raporton Televizioni Rrokum.

Ky lloj skaneri asht përdorë për herë të parë në nji aeroport të Holandës, ku në vitin 2007 janë instalue 17 sosh. Edhe pse pati nji përhapje të jashtëzakonshme, ky skaner asht diskutue nga kritikë të ndryshëm, të cilët konsiderojnë se skanime të tilla ku mundet me u pa trupi i zhveshun, pa ndonjë asrye të fortë, përban shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Raste të keqpërdorimeve të imazheve të personave të cilët në skaner shfaqen të zhveshun janë raportue me dheta herë. Simbas PBS Newshour, përcjell Rrokum, këta lloj të skanerëve u ndaluen në vitin 2013 mbasi grupe të shoqnisë civile u ankuen se këto paisje janë shkelje e privatësisë.

Megjithatë, përkundër deklartave të sotme të deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, skaneri i cili edhe mundet me u vendosë në Kuvendin e Kosovës, ka 3 herë pa pak rrezatim sesa skaneret e zakonshëm.