Skaneri “lakuriq”, Kuvendi po i pret paret prej Qeverie

270 mijë eurot, t’cilat Qeveria ka me i dhanë Kuvendit për blemjen e skanerit të ri, modifikues, “Millimeter Wave AIT”, e cila në shqip i bie “Teknologjia valore milimetrike”, ende nuk kanë mbrritë në Zyrën e Financës.

Kështu thotë Sekretari Ismet Krasniq, i cili përmes nji përgjigjje elektronike i ka thanë Televizionit Rrokum se kur të vijnë mjetet financiare, atëherë vazhdojnë me procedurat e tjera.

E këto mjete financiare, kabineti qeveritar i kishte nda nga fondi rezervë i Qeverië, qysh me 9 Mars tu’ kallxue edhe për llojin e skanerit.

Mirëpo Televizion Rrokum ka raprotue po atë ditë për këtë lloj skaneri, i cili del se asht heqë nga përdorimi në disa vende të Europës, për shkak se shpërfaq lakuriq personat që kalojnë përmes tij.

Varësisht prej teknologjisë, ai mundet me shfaqë imazhet e drejtpërdrejta, ose imazhe grafike. Për këtë arsye, ai asht kundërshtue nga aktivistët, si shkelës i të drejtave të njeriut.

Televizioni Rrokum u interesue pranë zyrtarëve të Qeverisë, nëse ata janë në dijeni për veçantitë teknologjike të këtij skaneri, mirëpo ata kanë refuzue me iu përgjigjë kësaj pyetje.

Nga nji numër i konsiderushëm i pyetjve, zadhanësi Arban Abrashi u mjaftue tue thanë se Qeveria ban vetëm ndamjen e mjeteve.

E për aq kohë sa Kuvendi nuk i ka marrë këto mjete, i bie që edhe për nji kohë të pacaktueme, siguria në legjislativin e Kosovës ka me vazhdue me u mbajtë me skaneret e vjetër.