Skenari: VV ka me votue kundër EULEX, ndërsa AAK e NISMA kanë me bojkotue seancën

Lëvizja Vetëvendosje ka me votue kundër vazhdimit të mandatit të EULEX’it. AAK dhe Nisma vazhdojnë bojkotimin e institucionit ma të naltë legjislativ në vend.

Qeveria e Kosovës ka miratue projektligjin, përmes së cilit i vazhdohet edhe për dy vjet mandati i misionit të Bashkimit Europian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.

Ky projektligj pritet me u çue Kuvendit të Marten. Për me kalue ky projektligj duhen 2/3 e votave të deputetëve.

Partitë opozitare nuk kanë me miratue ate. Lëvizja Vetëvendosje ka me votue kundër, ndërkaq, AAK dhe Nisma nuk kanë me marrë pjesë në seancë.