Skender Hyseni e jep nji lajm për Europolin!

Ministri i Punëve të Mbrendshme Skënder Hyseni ka raportue sot para Komisionit për Integrime Europiane.

Lidhun me këtë çashtje, Hyseni theksoi se MPB asht tue ba përpjekje për memorandum-marrëveshje me Europolin.

Ai tha se raporti i katërt dhe final i komisionit Europian asht publikue, i cili simbas tij rekomandon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thanë se raporti po ashtu thekson se para se propozimi të miratohet nga Këshilli Europian, Kosova duhet me ratifikue marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi dhe me forcue historikun e landëve në luftën kundër krimit të organizuem dhe korrupcionit.