Skenderaj, protestë kundër dënimit të luftarëve të UÇK’s

Sot në Skenderaj ka me u zhvillue nji protestë për me kundërshtue vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin për rastin “Drenica I”.

Në këtë vendim janë dënue kryetari i komunës Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe pesë ish-komandantë të UÇK’s që vijnë nga ky regjion.

Protesta asht thirrë nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK’s dhe Këshilli i punëtorëve të administratës komunale në Skenderaj.