Skënderbeu shkruen persëri historinë, siguron grupet e Ligës së Europës

Skënderbeu asht pjesë e Ligës së Europës për sezonin 2017/2018.

Skuadra shqiptare ka sigurue për herë të dytë në histori të klubit pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Europës, mbas barazimit 0-0 me Dinamon e Zagrebit në ‘Elbasan Arena’.

Ndeshja e parë në kryeqytetin kroat kishte përfundue barazim 1:1, gol ky që doli të jetë vendimtare për skuadrën nga Korça.

Ndeshja e dytë në ‘Elbasan Arena’, në përgjithësi u dominue nga Skënderbeu, por që nuk arriti ta gjente gollen, por me sukses ruejti portën pa pranue goll, teksa nga minuta e 78’ luejtën me nji lojtar ma pak mbas kartonit të dytë të verdhë të Nimagas.

Ky triumf i Skënderbeut, asht nji hakmarrje për Dinamon e Zagrebit, që në vitin 2015 e kishte eliminue nga faza e Play Offit në Ligën e Kampionëve.