S’keni me besue se cili shtet ka ushtrinë ma të fortë në rajon!

Global Firepower (GFP) ofron nji pasqyrë të veçantë të dhanave analitike mbi forcat ushtarake sot.
Në këtë rangim përfshihen 125 shtete, e që ofron nji sërë faktorësh krahasue me fuqinë ushtarake të nji vendi.

GFP kryesisht bazohet në kapacitetet potenciale të luftës konvencionale në secilin vend – luftë tokësore, ujore dhe ajrore.

Rezultati përfshin vlerat që lidhen me burimet, financat, gjeografinë dhe mbi 50 faktorë të ndryshëm që japin vlerësimin final, i quejtun Indeksi i Fuqisë (Power Index).

Indeksi i pushtetit në vlerë prej 0.000 paraqet nji vlerë të përsosun.

Nga shtetet e rajonit, në analizë janë përfshi Shqipnia, Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Serbia.
Ma së miri asht rangue Kroacia, e cila zanë vendin e (68), më pas Serbia (83), Shqipnia (90), Sllovenia (111) dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 120.

Kosova, ndërkaq, nuk paraqitet në këtë vlerësim mbasi që shteti i ri ende nuk e ka ushtrinë e formueme.

Vendin e parë për ushtrinë ma të fuqishme e zanë SHBA, e pasueme nga Rusia, Kina, India e Franca.

Në vendin e 6 asht Britania e Madhe, në të 7’tin Japonia, ndërsa Turqia, Gjermania dhe Italia përmbyllin top 10’tshen e ushtrive ma të fuqishme në botë.