S’lekundet Selmanaj nga qendrimi i tij rreth PAN’it

Deputeti i ri i LDK’s, Driton Selmanaj edhe njiherë e ka rikonfirmue qëndrimin e tij për koalicionin me PAN’in.

“Po, largohem nga LDK nëse ndodhë koalicioni me PAN’in. Qëndroj mbrapa atij qëndrimi”, tha ai në “Ora e fundit” në Klan Kosova.

Ai tha se me liderin e AAK’s, Ramush Haradinajn flasin vetëm atëherë kur AAK e Nisma dalin nga PAN’i.

“Me z. Haradinaj, me z. Limaj, por edhe me z. Kurtin mund të bashkëpunohet”, tha ai.