Sllovakia ka me njoft Kosovën nëse Prishtina e Beogradi merren vesh!

Ish kryeminstrja e Sllovakisë, Iveta Radičová i tha Radios Europa e Lirë se njohja e pamvarësisë së Kosovës, nga vendi i saj, mvaret nga përfundimi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Do të presim përfundimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse arrijnë nji marrëveshje – Sllovakia ka me pranue atë”, tha Radičová në nji bisedë për REL.

Ajo tha se BE duhet me ndihmue vendet e Ballkanit Perëndimor që po përballen “me shumë fatkeqësi, perfshi edhe varfninë e madhe, para së gjithash në Kosovë por edhe në Bosnje e Hercegovinë”.

Sllovakia asht nji nga pesë vendet anëtare të BE’s që nuk e ka njoft pamvarësinë e Kosovës, të shpallun prej vitit 2008.