Sllovakia nuk e njeh Islamin si fe

Sllovakia e ka miratue sot nji legjislacion, i cili në mënyrë efektive ka me bllokue Islamin nga përfitimi i statusit në bazë të së cilit kishte me u njoft si fe në të ardhmen e afërt.

Ish-shteti komunist ju ka rezistue fort përpjekjeve të BE’s për m’u marrë me fluksin e madh të emigrantëve myslimanë që po vijnë në Europë që nga viti 2015, kryesisht tue kundërshtue kuotat për m’i nda azilkërkuesit në mesin e shteteve anëtarë të BE’s.

Qeveria e kryeministrit sllovak, Robert Fico, ka thanë se Islami nuk ka vend në Sllovaki.

Parlamenti kaloi sot projektligjin e sponsorizuem nga Partia Nacionale e Sllovakisë (SNS), e cila asht anëtare e koalicionit të qeverisë së Ficos, në bazë të cilit, nji fe duhet m’i pasë të paktën 50.000 anëtarë, nga 20.000 sa ishte deri tash, për m’u kualifikue për subvencione shtetnore dhe për me udhëheqë shkolla të veta.

Kjo ka me ba tejet të vështirë për Islamin për m’u regjistrue si fe, sepse Islami ka vetëm 2.000 besimtarë dhe asnji xhami të njohun në Sllovaki, simbas regjistrimit të përgjithshëm të fundit.