Slloveni, bjen borë në mes të Gushtit

Vala e të ftoftit ka kapë të gjithë rajonin, por në Slloveni situata asht edhe ma dramatike, mbasi ka nisë me ra borë në mes të Gushtit.

Bora ka ra në Triglava, e cila ndodhet në naltësi mbi 2 mijë e 515 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në qytetet e tjera të Sllovenisë kanë ra reshje shiu.

Ndërkohë, që vetëm disa ditë ma parë 23 persona humbën jetën në Maqedoni, si pasojë e përmbytjeve.

Edhe në Kosovë para disa ditësh ka pasë rreshje shiu të rrëmbyeshme, ndërsa në Serbi stuhitë vazhdojnë.